Politike

Urbanët aksidentohen njëri pas tjetrit, Veliaj-gazetarëve: Mos përgojoni një shofer që pati luhatje tensioni

Veliaj tha se shoferi i urbanit që u aksidentua në zonën e Shallvareve kishte pasur një luhatje tensioni. 

25 Mars 2023, 21:24 Nga F.M
Urbanët aksidentohen njëri pas tjetrit, Veliaj-gazetarëve: Mos
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ka kërkuar që gazetarët të mos 'përgojojnë' shoferët e autobusëve, pavarësisht aksidenteve të urbanëve që kanë ndodhur njëri pas tjetrit. Në një prononcim për mediat, Veliaj tha se shoferi i urbanit që u aksidentua në zonën e Shallvareve kishte pasur një luhatje tensioni. 

Pjesë nga prononcimi:

Për urbanët si do të bëhet për aksidentet?

Unë nuk jam shofer autobusi, as nuk jap patenta. Në 6 aksidente të fundit, 5 ka qenë faji i makinave. Më vjen keq që për një shofer që mund të ishte mosha e babait tënd, ka pasur një luhatje tensioni, ju e përgojoni kështu. Meqë trami i parë ju doli me sukses, ju uroj suksese më të dytin. Këshilli bashkiak respekton kuotat gjinore, kemi disa prurje të reja nga bota akademike. Kemi fokus tek juristët dhe financierët. 

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

erion veliaj kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll