Politike

Asnjë ndryshim në qarkun Lezhë, PS rikandidon tre kryebashkiakët aktualë

Manja tha se Pjerin Ndreu, Majlinda Cara dhe Ndrecë Deda do të kandidojnë për një mandat të dytë. 

25 Mars 2023, 21:15 Nga F.M
Asnjë ndryshim në qarkun Lezhë, PS rikandidon tre
Ulsi Manja

LEZHË- Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Ulsi Manja ka deklaruar se në garën e 14 majit do të futen me kryebashkiakët aktualë. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Manja tha se Pjerin Ndreu, Majlinda Cara dhe Ndrecë Deda do të kandidojnë për një mandat të dytë. 

"Në Bashkinë Lezhë rikandidojmë Pjerin Ndreun, punët e mira që janë bërë na japin të drejtën që të kërkojmë një mandat të tretë për Pjerinin. Kemi punët në dorë dhe të tjera na presin për Lezhën. Po ashtu në bashkinë e Lezhës kemi miratuar dhe përbërjen e listës së këshillit bashkiak, në Kurbin kandidojmë përsëri Majlinda Carën. Në këto katër vite Majlinda ka bërë që Kurbini të pësojë një ndryshim rrënjësor. Në Bashkinë Mirditë do të kërkojmë votën më 14 maj për rikandidimin e Ndrecë Dedës,"- tha Manja ndër të tjera.  

Qarku Lezhë

LEZHË- Pjerin Ndreu (i rikandiduar)

KURBIN- Majlinda Cara (i rikandiduar)

MIRDITË- Ndrec Deda (i rikandiduar)

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

ulsi manja kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll