Politike

Belinda Balluku zbulon emrin që zëvendëson Lefter Allën në Bulqizë (Rikonfirmohet Malaj e Rrahimi)

Rrahimi dhe Malaj do të rikandidojnë për Dibrën e Matin. 

25 Mars 2023, 21:11 Nga F.M
Belinda Balluku zbulon emrin që zëvendëson Lefter Allën
Belinda Balluku

TIRANË- Festime Mjeshtri është personi që do të kandidojë për kryetare bashkie në Bulqizë, pas arrestimit të Lefter Allës. Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Belinda Balluku bëri me dije se në Klos, kryetari aktual do të zëvendësohet me Vlabona Kolën. Ndërsa Rrahimi dhe Malaj do të rikandidojnë për Dibrën e Matin. 

"Dua t'ju komunikoj kandidaturat e qarkut Dibër. Në Dibër do të konfirmojmë kandidaturën e Rrahim Spahiut. Mbështetja që Rrahimi merr nga PS dhe nga Dibra është e rëndësishme. Rrahimi do të rikandidojë me shpresën se do të ketë të njëjtin rezultat. Nga ana tjetër kemi zgjedhur një listë të spikatur për Këshillin bashkiak, do të jetë fituese që do t'i qëndrojë në krah kryetar. Në Mat rikonfirmojmë Agron Malajn, ka bërë ndryshime të mëdha me të gjitha projektet. Agroni do të jetë kandidati për Bashkinë e Matit. Lista që kemi zgjedhur dhe për këshilltarë edhe për këtë bashki janë të spikatur. Në Klos dua të falenderoj Ilmi Hoxhën, kryetarin aktual që do t'i lërë stafetën zonjës Valbona Kola. Bulqizë: Festime Mjeshtri,"- tha Balluku. 

Qarku Dibër

DIBËR- Rahim Spahiu (i rikandiduar)

MAT- Agron Malaj (i rikandiduar)

KLOS- Valbona Kola

BULQIZË- Festime Mjeshtri

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

belinda balluku kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll