Politike

Mbyllet Kryesia e PS, Spiropali dhe Gjiknuri japin emrat e kandidatëve për bashkitë e qarkut Shkodër dhe Elbasan

Lista për dy qarqet.

25 Mars 2023, 21:07 Nga F.M
Mbyllet Kryesia e PS, Spiropali dhe Gjiknuri japin emrat e kandidatëve
Elisa Spiropali

TIRANË- Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri kanë shpallur kandidaturat për bashkitë e të dy qarqeve që përfaqësojnë. 

Pjesë nga prononcimet: 

Elisa Spiropali: Kristjan Shkreli për Vaun e Dejës. Benet Beci kandidati i Shkodrës, Frank Tuci në Bashkinë e Fushë Arrëzit. 

Damian Gjiknuri: Në Elbasan do të rikandidojmë Gledian Llatjan, në Cërrik kemi Andi Salën, kryetarin aktual. Ka bërë një punë të mirë. Arif Tafani do të jetë në Belsh, kryetari aktual. Besjan Ajazi që është deputet do e kandidojmë në Gramsh. 

Qarku Shkodër

MALËSI E MADHE -Tonin Marinaj (i rikandiduar)

SHKODËR- Benet Beci

PUKË- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)

VAU I DEJËS- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë

FUSHË ARRËZ- Frank Tuci (i rikandiduar)

Qarku Elbasan

ELBASAN- Gledjan Llatja (i rikandiduar)

CËRRIK- Andis Sala (i rikandiduar)

BELSH- Arif Tafani

GRAMSH- Besjan Ajazi (deputet)

PEQIN- Bukurosh Maçi (kryetar i PS)

LIBRAZHD- Mariglen Disha

PRRENJAS- Nuri Belba (i rikandiduar)

Sot PS vulosi listën me 61 emrat që do të garojnë për pushtetin vendor. PS-ja ka zgjedhur të rikonfirmojë kryebashkiakët aktualë. Përjashtim bëjnë disa prej bashkive, ku janë zgjedhur emra të rinj. Përmendim këtu Vlorën ku në vend të Dritan Lelit, PS do të kandidojë një ish-ambasador, Ermal Dredhën. Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Në Vaun e Dejës ka gjithashtu risi, Kristjan Shkreli, zëvendëskryetari i Bashkisë është zgjedhur kandidat për kryetar bashkie. Edhe Hasi e Divjaka erdhën me risi. Në Has kandidon Halit Mulaj, ndërsa në Divjakë Josif Goreja. Besjan Ajazi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste është zgjedhur të kandidojë në krye të Gramshit.

elisa spiropali damian gjiknuri kryesia e ps 25 mars 2023

Sondazh

Poll