Politike

Gara për 14 Majin, 'Lëvizja Bashkë' dorëzon nesër dokumentacionet e nevojshme në KQZ

Në hyrje, njoftohet se Arlind Qori do të mbajë një deklaratë për mediat dhe gazetarët.

25 Mars 2023, 20:47 Nga F.M
Gara për 14 Majin, 'Lëvizja Bashkë' dorëzon
Arlind Qori

TIRANË- Lëvizja Bashkë do të dorëzojë nesër nënshkrimet dhe dokumentacionin për kandidimin për kryetar bashkie dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se nesër në orën 11:00, Lëvizja Bashkë do të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në hyrje, njoftohet se Arlind Qori do të mbajë një deklaratë për mediat dhe gazetarët.

Njoftimi:

Nesër (e diel) në orën 11:00 Lëvizja BASHKË do të dorëzojë në KQZ nënshkrimet dhe dokumentacionin për kandidimin për kryetar bashkie dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në hyrje të KQZ do të mbajmë një deklaratë për media dhe do t'u përgjigjemi çdo pyetjeje të ardhur nga gazetarët. Ju ftojmë të merrni pjesë!

arlind qori komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll