25 Mars 2023, 17:53
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- 6 miliardë para ruse kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut përmes kanaleve të paligjshme e oligarkëve lokalë. Sipas “Qendrës për Studimin e Demokracisë” me seli në Sofje, këto para kanë kaluar përgjatë një periudhe kohore prej dy dekadash, nga viti 2000 deri në 2020-tën.
Në analizën e saj të fundit mbi përhapjen e dezinformimit dhe destabilizimit të demokracive nga Moska në Europën Juglindore, qendra në fjalë pohon se vendi ynë fqinj ka qenë i ekspozuar ndaj një ndikimi shumë të fortë propagandistik rus sidomos vitet e fundit, e këtu ka ndihmuar shumë futja e parave të paligjshme të Moskës përmes partive politike, grupeve shoqërore dhe individëve me influencë, përmes të cilave siç thuhet në raportin e saj, Rusia arrin të ndikojë edhe në vendimet politike.
Edhe pse të dhënat nga kjo analizë tregojnë se Moska e ka zgjeruar mjaft rrjetin në Maqedoninë Veriore, jehona e saj mbetet sidoqoftë më e vogël se në Serbi dhe Bullgari- dy vende këto që konsiderohen si përçueset kryesore të propagandës ruse dhe zbatueset e ndikimit rus në rajon.
Në raport përcillet shqetësimi se teksa mesatarja europiane e infiltrimit të parave ruse ne flukset financiare dhe ekonomi është rreth 3.6 për qind të PBB-së, në Maqedoninë e Veriut ajo shkon në 6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Shifrat tregojnë se këtu, nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore (Ballkani Perëndimor plus Kroacia dhe Bullgaria), janë publikuar postime dhe janë regjistruar një numër i konsiderueshëm ndërveprimesh nga ambasada ruse në profilin e Facebook-ut vitin e kaluar.
Facebooku është rrjeti social dominues në mbarë rajonin- nga 98 përqind e të gjithë trafikut të internetit në Shqipëri dhe 72 përqind në Kroaci. Në këtë platformë, vazhdon dokumenti, partitë e konsideruara pro Kremlinit në rajon shënonin pothuajse një milion ndjekës vitin e kaluar dhe më shumë 13. milionë ndërveprime.
Reagimin më të madh, përpjekjet ruse rezulton ta kenë pasur në rrjetet sociale në Bullgari, ku ambasada ruse ka dy herë më shumë ndjekës se të gjashtë ambasadat e tjera kryesore të huaja në vend.
Marrë nga TOPCHANNEL
parate ruse ne ballkan
Politike
25 Mars 2023, 17:26
F.M
Sali Berisha dhe Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka kërkuar kryedemokratit Sali Berisha q...
Politike
25 Mars 2023, 16:59
F.M
Selia e PS
TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shtyrë më dy orë. Mësohet se mbledhja ...
Politike
25 Mars 2023, 16:37
F.M
Gazment Bardhi
TIRANË- Vijojnë debatet në mbledhjen që po zhvillon Enkelejd Alibeaj me mbështetësit e tij. Anëtari i K&e...
Politike
25 Mars 2023, 16:31
F.M
Mbledhja e Enkeledj Alibeajt
TIRANË- Shpëtim Dushku dhe Blendi Sulaj, përkatësisht kreu i degës nr.12 në Tiranë dhe ai i...
Politike
25 Mars 2023, 16:12
F.M
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve, do të takojë dhe ...
Politike
25 Mars 2023, 15:58
F.M
KQZ
TIRANË- Komisioni Rregullator caktoi sot mënyrën e përcaktimit të subjekteve zgjedhore në fletën e votimin. Në ...
Politike
25 Mars 2023, 15:34
F.M
Foto Ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje subjekteve që ofrojnë mjete lundruese apo aktivitete lundrimi q&eu...
Politike
25 Mars 2023, 14:47
A.B
Mbledhja
TIRANË- Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e kryetarëve të Partisë...
Politike
25 Mars 2023, 13:57
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë e njërit prej grupimeve në Part...
Politike
25 Mars 2023, 13:24
A.B
Edi Rama
GREQI- Vizita e fundit e kryeministrit Edi Rama në Greqi, nuk kaloi pa jehonë. Ai ka dhënë një intervistë për g...