Politike

Vijojnë DEBATET/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD i del kundër Bardhit e kolegëve që s’duan kandidatë

Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Bledio Nallbati e Jorida Tabaku kërkuan të mos dalin me rivalë kundër kolegëve të tyre, kandidatëve të dalë nga Primaret e kryedemokratit Sali Berisha.

25 Mars 2023, 16:37 Nga F.M
Vijojnë DEBATET/ Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD i
Gazment Bardhi

TIRANË- Vijojnë debatet në mbledhjen që po zhvillon Enkelejd Alibeaj me mbështetësit e tij. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Alban Daci thotë se është e turpshme të mendosh se grupi që mbështet Alibeajn s’duhet të dalë me kandidatë veçmas në zgjedhjet e 14 majit.

I pranishëm në tryezë, Daci ka kontestuar kështu qëndrimin e disa prej deputetëve si: Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi, Bledio Nallbati e Jorida Tabaku që kërkuan të mos dalin me rivalë kundër kolegëve të tyre, kandidatëve të dalë nga Primaret e kryedemokratit Sali Berisha.

“Tentativën e disave- që për fat të keq vazhdojnë të jenë akoma nën logon e PD, që akoma tentojnë ta ndëshkojnë këtë subjekt politik duke aluduar se nuk duhet të ketë kandidatët në zgjedhja- është e turpshme, e pa moralshme dhe nuk justifikon as arsyet e as qëllimet përse demokratët vazhdojmë të besojnë e ta mbështesin këtë forcë politike. Lidershipi është edhe çështje burrnie, me këtë cilësi çdo kush lind dhe nuk bëhet rrugës,”- ka thënë Daci.

alban daci enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll