Politike

“Të jetë politik, ose dorëhiqemi”, kandidati i Bashkisë Tiranë, krerët e degëve të PD në Tiranë i vendosin ultimatum Alibeajt

Madje Dushku ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohet ky kusht, do të japë dorëheqjen nga posti që mban.

25 Mars 2023, 16:31 Nga F.M
“Të jetë politik, ose dorëhiqemi”, kandidati i
Mbledhja e Enkeledj Alibeajt

TIRANË- Shpëtim Dushku dhe Blendi Sulaj, përkatësisht kreu i degës nr.12 në Tiranë dhe ai i degës nr.9, i kanë vendosur kusht deputetit Enkelejd Alibeaj përsa i përket emrit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Tiranë. Të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot, të dy i janë drejtuar Alibeajt dhe i kanë kërkuar të zgjedhë si kandidat një deputet të zonës. Sipas Dushkut e Sulajt, të dalësh me kandidatë që nuk përfaqësojnë qarkun dhe nuk janë politikë, nuk ia vlen pasi nuk arrihet asnjë fitore.

Madje Dushku ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohet ky kusht, do të japë dorëheqjen nga posti që mban.

“Jam për kandidat politik, të jetë deputet. Përndryshe nuk jam pjesë e fushatës dhe jap dorëheqje nga kryetar i degës”-mësohet të ketë thënë ai.

“Të mos nxjerrim kandidat nëse nuk është politik, duke fituar Tiranën ke arritur fitore politike, nxjerrja e kandidatit nuk vlen nëse nuk është njeri politik. PD e mund koalicionin ‘Bashkë për Fitore’ në Tiranë për Këshillat bashkiakë”-është shprehur Sulaj.

enkelejd alibeaj shpetim dushku blendi sulaj

Sondazh

Poll