Politike

Mbledhja e Alibeajt/ Qëndrimet e krerëve të degëve, disa dalin kundër propozimeve të deputetëve të PD

Kreu i degës së Dibrës, Naim Gazidede tha se PD ose duhet të dalë me kandidatë për kryebashkiakë, ose mos të futet fare në zgjedhje.

25 Mars 2023, 14:47 Nga A.B
Mbledhja e Alibeajt/ Qëndrimet e krerëve të degëve, disa
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e kryetarëve të Partisë Demokratike. Brenda mbledhjes la pasur disa qëndrime të ndryshme nga një pjese e krerëve të degëve.

Kryetari i degës së Mirditës, Mark Ruçi ka deklaruar se PD zyrtare duhet të dalë me 61 bashki.

Kreu i Degës së Durrësit Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por ‘duhet të ruajmë përçarjen e mëtejshme’ është shprehur ai.

Kryetari i degës së PD në Kuçovë, shprehet kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me Këshilla Bashkiakë. Ai ka deklaruar se PD duhet të futet patjetër me kandidat.

Kreu i degës 8, Pëllumb Seferi kërkon kandidat me logon zyrtare në Tiranë.

Kreu i degës së Dibrës, Naim Gazidede tha se PD ose duhet të dalë me kandidatë për kryebashkiakë, ose mos të futet fare në zgjedhje.

Alibeaj ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve për të diskutuar listën e kandidatëve për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash në zgjedhjet e 14 majit. Në orën 15:00 Alibeaj pritet të zhvillojë një takim me kandidatët e mundshëm për kryebashkiakë dhe këshilla, ndërsa në orën 18: 00 do të mblidhet Kryesia./Dosja.al

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll