Politike

Në koalicion me Berishën, Vangjel Dule pro bashkimit me Alibeajn: Opozita duhet e bashkuar

Dule u shpreh se opozita duhet të jetë e bashkuar kundër qeverisë në këto zgjedhje.

25 Mars 2023, 11:14 Nga a,b
Në koalicion me Berishën, Vangjel Dule pro bashkimit me Alibeajn:
Vangjel Dule

KORÇË- Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, i cili është aleat me ish kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit, kërkon që opozita të jetë e bashkuar për zgjedhjet e '14 majit' duke nënkuptuar bashkim edhe me Alibeajn. Në një intervistë për 'Euronews Albania', Dule u shpreh se opozita duhet të jetë e bashkuar kundër qeverisë në këto zgjedhje.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje: Koalicion i tkurrur në zgjedhjet e 14 Majit?

Dule: Është koalicion shumë i gjerë, i cili nga ana teknike do garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit. Bashkitë e mëdha janë prioritetet e mëdha, por kjo nuk do të thotë se ne nënvlersojmë bashkitë e vogla.

Pyetje: Sali Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?

Dule: Ne në një formë të gjithë po shkojmë pa siglat tona pasi i rëndësishëm është koalciioni që do të garantojë fitoren. Siglat partiake nuk janë në plan të parë, sesa sigla e bashkimit për fitore.

Pyetje: Alibeaj po futet në garë për të fituar apo për të qenë patericë e Ramës?

Dule: Nuk jam i aftë të jap leksione askujt, qytetarët na kanë rezervuar vendin e opozitës dhe ne duhet të reagojmë si opozitë e unifikuar. Përtej ndasive personale e partiake kjo është ndjesia ime politike një kandidat përballë maxhorancës.

Pyetje- Alibeaj bën thirrje për Bashkim si e shikoni?

Dule- Nuk duhet të funksionojmë me fragmete por në bashkësi, nuk duhet që opozita të përjashtojë askënd për tu vendosur kundër PS. Besoj se jam i qartë, bashkimi nuk ka adresim nominal, bashkimi quhet bashkim kur të gjitha pjesët ti unifikosh bashkë.

vangjel dule

Sondazh

Poll