Politike

“Fillimi i ndryshimit do të jetë 14 maji”, Meta: Do dëgjojmë zërin e qytetarëve

Meta shkruan se qytetarët e Tiranës duan ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme

25 Mars 2023, 10:20 Nga A.B
“Fillimi i ndryshimit do të jetë 14 maji”, Meta: Do
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është i bindur se fillimi i ndryshimit do të jetë 14 maji. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se qytetarët e Tiranës duan ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë.

“Rrugëtimi ynë drejt 14 Majit është i pandalshëm. Qytetarët e Tiranës duan Ndryshim, sepse kosto e jetesës është rritur, çmimet e banimit janë bërë të papërballueshme, ndërsa fuqia e tyre blerëse është ulur dhe kjo po i detyron të rinjtë të emigrojnë. Duhen ndryshime të mëdha në sistem, duhen punë të reja në nivelin lokal dhe atë qendror.

Por fillimi i Ndryshimit do të jetë 14 Maji. Dje ishim në njësinë nr. 9 në Tiranë, e do të vijojmë të jemi në çdo lagje, në çdo rrugë e rrugicë për të dëgjuar zërin e qytetarëve tanë, në mënyrë që zgjidhja e shqetësimeve të tyre të jetë kryefjala e këshilltarëve tanë në Këshillin Bashkiak. BashkëFitojmë!????????”, shkruan Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll