Politike

Rama shfaqet sot në Vlorë, mbledh Asamblenë e PS në teatrin 'Petro Marko'

Rama është shoqëruar nga drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, Blendi Klosi dhe nga deputeti Vullnet Sinaj.

25 Mars 2023, 10:02 Nga A.B
Rama shfaqet sot në Vlorë, mbledh Asamblenë e PS në teatrin
Edi Rama

VLORË- Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja e Asamblesë së PS-së, nisi në orën 10:00 dhe u zhvillua në ambientet e Teatrit, 'Petro Marko'. Gjatë mbledhjes, kyeministri Rama ka kritikuar deputetët e qarkut të Vlorës, për fushatën që ata kanë bërë për emra të caktuar për kandidatë për kryetar bashkie. 

Më pas, ai bëri një shkëputje, për të pirë një kafe së bashku me deputetin Vullnet Sinaj dhe biznesmenin Sinan Idrizi.

Në asamble do të votohet sërish për emrin e kryetarit të bashkisë me votim të fshehte midis emrave Fate Velaj dhe Ermal Dredha. Gjatë ditës së sotme, po në ambjentet e teatrit, do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës për 100-vjetorin e klubit Flamurtari, aty ku do marrë pjesë edhe Rama.

Kujtojmë se sot, në orën 17:00, Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

edi rama rama ne vlore

Sondazh

Poll