Politike

Meta: Ky pushtet ka zero përkujdesje për pensionistët, zemërgjerësi për oligarkët! Kosto e jetesës është bërë e papërballueshme

Ai shton se kur të vijë në pushtet, do tu japë pensionistëve mbështetjen që meritojnë.

24 Mars 2023, 23:12 Nga F.M
Meta: Ky pushtet ka zero përkujdesje për pensionistët,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se qeveria nuk ka përkujdesje për pensionistët, por ka një zemërgjerësi për oligarkët. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme. Ai shton se kur të vijë në pushtet, do tu japë pensionistëve mbështetjen që meritojnë.

“Ky pushtet ka zero përkujdesje për pensionistët dhe zemërgjerësi pa fund për oligarkët. Për dy mandate gjithçka është shtrenjtuar, por pensionet kanë mbetur të vogla. Kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ne do t’u japim mbështetjen që pensionistët meritojnë dhe me ndryshimin e madh do të dyfishojmë pensionet sa më parë. Bashkë Fitojmë,”- shkruan Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll