Politike

Rama: Mbretëria e Bashkuar 4 mld euro në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë

Rama shkruan se me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid diskutoi mbi volumin 4 miliardë € që Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë.

24 Mars 2023, 23:09 Nga F.M
Rama: Mbretëria e Bashkuar 4 mld euro në dispozicion të
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama shkruan se Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë 4 mld euro. Në një postim në Facebook, ai ka ndarë disa foto nga takimet që ka pasur në Britaninë e Madhe.

Krah fotove, Rama shkruan se me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid diskutoi mbi volumin 4 miliardë € që Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë.

“Takim me drejtorin ekzekutiv të “UK Export Finance”, Tim Reid, ku diskutuam mbi volumin 4 miliardë € që Mbretëria e Bashkuar ka vënë në dispozicion të projekteve strategjike të Shqipërisë”, shkruan Rama.

edi rama edi rama ne britani

Sondazh

Poll