Politike

“Jo Kosovo, por Kosova”, mediat serbe: Rama dha leksione në Britaninë e Madhe

Rama ka kërkuar që Britania e Madhe dhe njerëzit e atij vendi të mos i referohen Kosovës, njësoj siç e bën Serbia.

24 Mars 2023, 22:57 Nga F.M
“Jo Kosovo, por Kosova”, mediat serbe: Rama dha leksione në
Edi Rama

TIRANË- Mediat serbe kanë raportuar mbi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Britaninë e Madhe. Blic.rs shkruan për ‘mësimin’ që u ka dhënë britanikë lidhur me emrin e Kosovës. Në artikull shkruhet se Rama ka kërkuar që Britania e Madhe dhe njerëzit e atij vendi të mos i referohen Kosovës, njësoj siç e bën Serbia.

Artikulli:

“Jo Kosovo, por Kosova”, mediat serbe: Rama dha leksione në
Artikulli

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili po qëndron në Britaninë e Madhe, gjatë një diskutimi në sallën e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, korrigjoi një ish-deputet të Parlamentit Evropian që përdori fjalën "Kosovo", duke thënë se duhet thënë " Kosova”, transmeton “Reporterët”.

“Para së gjithash, nuk është Kosovo, por Kosova. Serbët e quajnë Kosovo dhe ju nuk keni faj sepse propaganda e ka bërë punën e saj. Edhe unë ndonjëherë e them, por është Kosovë,”- tha Rama .

Ai po ashtu tha se Shqipëria dhe Kosova janë njësoj dhe se janë një komb.

“Kosova nuk është vend mik, është vëllazëror, jemi të njëjtë dhe për arsye të caktuara jemi popull që jetojmë në dy shtete. Ne shqiptarët kemi dy shtete dhe katër kryeministra në Ballkan. Ne bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar ata, sigurisht që mirëpresim çdo gjë që ata mund të bëjnë për ne për të na ndihmuar. Ne jemi njësoj, kemi vetëm një kufi, kemi disa rregulla që duhet t'i respektojmë, por jemi të njëjtë,” - tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll