Politike

“Arti në shërbim të vëllazërimit”, TV5 Monde reportazh Edi Ramës: Shkoi në Athinë si artist, por Greqia e ka ende në fuqi ligjin e luftës

Ligji i luftës është ende në fuqi për grekët, një anakronizëm historik që duhet të zhduket.

24 Mars 2023, 22:30 Nga F.M
“Arti në shërbim të vëllazërimit”, TV5
Edi Rama

FRANCË- Media franceze “TV5 Monde” i ka bërë një reportazh të shkurtër ekspozitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, ku ekspozoi pikturat dhe skulpturat e tij. Në artikull, “TV5 Monde” e cilëson Ramën si të vëmendshëm ndaj detajeve pasi, sipas medias franceze, kujdeset vetë për mënyrën e vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra. “TV5 Monde” shton se edhe kryeministri grek e konsideroi kënaqësi që të priste Ramën si artist që shpalos artin e tij në Athinë.

Reportazhi i TV5 Monde

Arti në shërbim të vëllazërimit. Larg nga grindjet, me një ekspozitë simbolike dhe të pazakontë, Kryeministri shqiptar Edi Rama ekspozon veprat e tij në Athinë, në krah të Shefit të Diplomacisë greke, Nikos Dendias, nën kujdesin e veçantë të të cilit organizohet ky event. Zapioni, një monument historik i mbrojtur, në qendër të Athinës, një vend presigjioz i kthyer në shëtitoren e preferuar të athinasve, të vegjël e të mëdhenj. Por sot Zapioni mirëpret një ekspozitë arti, simbolika politike e së cilës është e veçantë, sepse artisti është vetë Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë. I vëmendshëm për detajet, ai merret vetë me vendosjen e veprave me aq shumë ngjyra.

Kryeministri Edi Rama I kam përdorur ngjyrat sikurse përdoren fjalët, për të shprehur një politikë të caktuar. Në fillim ishte akt politik, nuk ishte akt estetik.

Boceta, skica, vizatime, Edi Rama pikturon ashtu si të tjerë bëjnë politikë, por për Kryeministrin socialist të dyja janë të lidhura. Ai pikturon mbi raportet e mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, letra, projekt ligje.

Kryeministri Edi Rama- Është një ushtrim që më ndihmon, në një mënyrë ndryshe,  të vendos raportin tim me të tjerët ndërsa thuhen gjëra dhe merren vendime të rëndësishme.

Ditën e caktuar gjithçka është gati, diplomatë dhe ministra turren. Shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias, nën kujdesin e të cilit organizohet kjo ekspozitë, mbërrin i pari, për të pritur Edi Ramën. Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira, por edhe mosmarrëveshje të rëndësishme veçanërisht për sa i përket vijës kufitare në detin Jon. A mund të shërbejë arti si terren i rrugëzgjidhjes? Kjo është sfida e kësaj ekspozite të mbështetur nga Kryeministri Grek, konservatori Kiriakos Mitsotaqis.

Kryeministri Greqisë, Kyriakos Mitsotakis– Është kënaqësi e madhe që e kemi Edin në Athinë, sot këtu ka ardhur si artist, jo si Kryeministër.

Kryeministri Edi Rama- Është vërtet kënaqësi e madhe, është diçka prekëse, sepse sikurse ua thashë, kur kam ardhur këtu në Greqi në vitin 1991, nuk e imagjinoja kurrë se do të shihja gjithë këtë.

Ekspozita që do të qëndrojë hapur deri në fund të marsit, është një sukses, nga shumë aspekte.

Vizitor: Ky është rasti për të sjellë brezin tim, që ka jetuar në gjendje lufte me Shqipërinë, në një periudhe paqeje dhe shkëmbimi kulturor.

Ligji i luftës është ende në fuqi për grekët, një anakronizëm historik që duhet të zhduket.

 

 

tv5monde edi rama

Sondazh

Poll