Ekonomi

Deutsche Bank pëson "zhytje" të aksioneve

Banka gjermane ka humbur të paktën 1/5 e vlerës së saj që nga fillimi i marsit.

24 Mars 2023, 11:49 Nga k.m.
Deutsche Bank pëson "zhytje" të aksioneve
Deutsche Bank

GJERMANI- Aksionet e Deutsche Bank ranë edhe më shumë se 12% në bursën e Frankfurtit. Që nga fillimi i marsit, banka gjermane ka humbur të paktën një të pestën e vlerës së saj, me rrëshqitje të aksioneve me më shumë se 20%. 

Në të njëjtën kohë, CDS, ose kostoja e sigurimit ndaj një dështimi të mundshëm, është vendosur me 193 pikë bazë, duke regjistruar një rritje të mprehtë prej të paktën 50 pikë bazë në pak orë. Zhvillimet e mësipërme po shkaktojnë likuidime të mëdha edhe në pjesën tjetër të aksioneve bankare të Europës, ku Commerzbank, Credit Suisse, Societe Generale dhe UBS humbin të paktën 5%.

Kjo situatë u përkeqësua edhe nga shtrëngimi i mëtejshëm i politikës monetare. 

deutsche bank

Sondazh

Poll