Politike

"Ç'dëme ju sjell mosregjistrimi?"/ Vazhdojnë DEBATET në KAS, përfaqësuesi i Berishës: Na rrezikohet koalicioni

Pasi u "mor në pyetje" nga Koli Bele dhe Ilir Rusmajli, Nuraj kërkoi edhe njëherë pezullimin e vendimit, ndërsa Rezart Kthupi nga PD e Alibeajt kundërshtoi kërkesën e Berishës. 

23 Mars 2023, 13:38 Nga k.m.
"Ç'dëme ju sjell mosregjistrimi?"/ Vazhdojnë
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ledio Nuraj ka kërkuar me çdo kusht pezullimin e regjistrimit me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor. Sipas tyre, vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet hedhur poshtë me pretendimin se po i prishin punë koalicionit që PD ka regjistruar me Partinë e Lirisë, për të hyrë me forca të bashkuara në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj. Pasi u "mor në pyetje" nga Koli Bele dhe Ilir Rusmajli, Nuraj kërkoi edhe njëherë pezullimin e vendimit, ndërsa Rezart Kthupi nga PD e Alibeajt kundërshtoi kërkesën e Berishës. 

PJESË NGA DEBATET: 

Koli Bele: Ju ngrini dy probleme themelore, një që ka të bëjë me faktin që Komisioneri nuk duhet të veprojë para afatit 5 ditor, dhe pika e dytë çdo ankim në Kolegj, do sjellë automatikisht pezullimin?

Nuraj: është rast sepcifik, vendimi i KAS u mor, kështu që Komisioneri duhet të priste derisa të vendosje Kolegji Zgjedhor.

Koli Bele: Edhe për ne kjo çështje ka interes. Ka ndonjë bazë ligjore që mund të bëhet shkak për pezullimin. Këtu ka dhe një diskutim tjetër, çfarë do pezullohet?

Nuraj: Ka praktika ku komisioneri ka pritur Kolegjin Zgjedhor dhe nuk ka vendosur pas KAS.

Rusmajli: Kodi administrativ ka rregulluar deri në detaj çështjen e ekzekutueshmërisë së vendimeve, jeni në dijeni të këtyre dispozitave?

Nuraj: Jam në dijeni.

Rusmajli: nuk kemi nevojë që të zihemi për këtë punë, është e qartë ëq vendimi i KAs është i ekzekutueshëm. Janë të specifikuara qartë. Nëse jeni kaq i qartë sa jam unë, atëherë po iu bëj një pyetje; ju ia kërkoni komisionerit pezullimin, si ushtrim të diskrecionit të vetë administrativ.

Nuraj: Ia kërkojmë me dispozitat e kodit zgjedhor. Referimet që ka bërë Komisioneri për mendimin tonë i ka bëërë në ndihmë të vendimeve të KAS. Për ne duhet të priste për ekzekutimin e vendimit. Ka shkelje ligjore që komisioneri nuk e ka referuar ankesën time. Duhet ta merrte në shqyrtim dhe të jepte përgjigje që dhe në të ngrinim argumentimin tonë. Kjo është shkelje ligjore nga ana e komisionerit.

Rusmajli: Keni kundërshtuar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS, keni kërkuar pezullimin e themelit.

Nuraj: Jo.

Rusmajli: Kolegji Zgjedhor merr vendim maksimalisht për 10 ditë. Pra në 10 ditë, 5 ditë kanë kaluar, çështja do të jetë e qartë për të gjithë. Mund të ndodhë që të bëhet regjistrimi nga e para e subjektit. Çfarë dëmi prisni që t'ju ndodhë në harkun e 5 ditëve që justifikimin e veprimeve?

Nuraj: Dëmet po vijnë...po flitet për një parti politike për të cilën anëtarësia ka vendosur një tjetër kryetar dhe të tjera organe qëndrore. Pavarësisht se çështja është ende në gjykatë, iu keni ndikuar me vendimin dhe regjistrimin në jetën e partisë politike. Dëmin e shohim dhe tek zgjedhjet. Që tek koalicioni, u ndërhy në bazë të vendimit.

Rusmajli: Kjo nuk ka lidhje me vendimin e Celibashit. Ky vendim duhet të pezullohej dhe duhet të na shpjegoni dëmin e mosregjistrimin e partisë tjetër. Jeni në të drejtën tuaj ligjore për të mos e pëlqyer fare vendimin tonë. Unë duhet të hesht, e di këtë raport. Unë e përjashtova vendimin e KAS. Desha të di vendimi i komisionerit, çfarë dëmi të rëndë mund t'ju sjellë ju? Se mund të jetë analizë në favor të kërkesës suaj.

Ledio Braho: Neni 164

kas 23 mars 2023

Sondazh

Poll