Politike

"Kemi draftuar vendimin..."/ Kushi: Për herë të parë studentët do kenë të drejtë të marrin kredi

Kushi bëri të ditur se ka nisur përgatitjen e draftit për këtë vendim.

23 Mars 2023, 13:26 Nga A.B
"Kemi draftuar vendimin..."/ Kushi: Për herë të
Evis Kushi

TIRANË- Studentët do të marrin për herë të parë kredi. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme gjatë seancës plenare, ministrja e Arsimit Evis Kushi, duke shtuar se po bëjnë gati draftin. Kjo deklaratë u bë në kuadër të interpelancës që Kushi zhvilloi sot me deputeten, Erisa Xhixho. 

“Ka mbështetje që është për studentët. Karta e studentit nuk është një mashtrim, përkundrazi është një mbështetje për ta. Së fundmi kemi nënshkruar dhe marrëveshje me bashkinë e Durrësit. Përsa i takon konvikteve, ka vendosur përgjysmimin e tarifave  për të gjithë studentët që akomodohen në konvikte. Po ashtu dhe transport falas. Kemi draftuar një vendim të Këshillit të ministrave për kredinë e studentëve. Për herë të parë studentët kanë të drejtë të marrin një kredi”- tha Kushi.

Po çfarë tha më herët gjatë interpelancës Xhixho?

Deputetja u shpreh se studentët janë përjashtuar nga paketa e rezistencës dhe nga pakoja e madhe e Qeverisë. 

"Por le të kthehemi të studentët që janë përjashtuar nga paketat e rezistencës të sjellë nga qeveria. Ato janë përjashtuar dhe nga pakoja e madhe. Studentët përballen me rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës. Një studenti i duhet 500 euro në muaj. Karta e studentit nuk arriti të behet kurrë realitet, por është thjesht një tallje .Studentët janë lënë jetim nga kjo qeveri e në mungesë të shpresës marrin gomonen. Kjo qeveri vazhdon të tallet me studentët duke zvarritur dhe pagesën e bursave”- nënvizoi Erisa Xhixho.

evis kushi seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll