Politike

Berisha kundërshton regjistrimin e Alibeajt, Ledio Nuraj: I paligjshëm! Ndërhyn Braho: Ruani etikën!

Përballë trupës së KAS, përfaqësuesi ligjor i Berishës, Ledio Nuraj, kërkoi pezullimin e regjistrimit me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

23 Mars 2023, 13:13 Nga k.m.
Berisha kundërshton regjistrimin e Alibeajt, Ledio Nuraj: I
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka marrë në shqyrtim ankimimin e Sali Berishës për pezullimin e regjistrimit të Partisë Demokratike, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 majit. Përballë trupës së KAS, përfaqësuesi ligjor i Berishës, Ledio Nuraj, kërkoi pezullimin e regjistrimit me argumentin se kanë depozituar ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

PJESË NGA BISEDA: 

Ledio Nuraj: Është vendim i nxituar dhe në shkelje të ligjit. Ne e shikojmë të nxituar vendimin që ka marrë Komisionet për të bërë regjistrimin e PD pa pritur që ne të bënim ankimin pranë Kolegjit Zgjedhor për të zbuluar më pas edhe vendimin. Në këtë mënyrë Komisioneri mund të bënte ankimin. Kështu që duke bërë këtë veprim Komisioneri gjykojmë se jemi të paragjykuar. Ndaj po i bie shkurt kërkojmë kundërshtimin e vendimit të paligjshëm për regjistrimit të PD-së. Iu vjen për qeshur, e me të drejtë,

Ledio Braho: Ruani etikën në komunikim.

Ledio Nuraj: Jam brenda etikës.

Rezart Kthupi: Komisioni nuk mund të vendoste për zgjatjen e afatit. Edhe nga mënyra sesi arsyeton pala këta kanë për shqyrtim të shikojnë vendimin e KAS. Nuk ka asnjë parashikim për objektin që kërkon pala.

Ledio Nuraj: Sipas mendimit tonë kjo nuk qëndron. Edhe dje është krijuar një praktikë, sepse Kolegji Zgjedhor vendosi për regjistrimin e asaj partie. Në mendimin tonë nuk mund të heqësh vija paralele mes KAS dhe Gjykatës së Apelit.

kas 23 mars 2023

Sondazh

Poll