Politike

Mblidhet KAS, shqyrtohet ankesa e Sali Berishës për njohjen e Alibeajt si kreu i PD

Pritet që të shqyrtohet ankesa e Sali Berishës për njohjen e Enkelejd Alibeajt si kreu i Partisë Demokratike. 

23 Mars 2023, 13:07 Nga k.m.
Mblidhet KAS, shqyrtohet ankesa e Sali Berishës për njohjen e Alibeajt
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Mblidhet Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Në mbledhjen e nisur mesditën e sotme, pritet që të shqyrtohet ankesa e Sali Berishës për njohjen e Enkelejd Alibeajt si kreu i Partisë Demokratike. 

"Kërkesa ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha”,"-shkruhet në njoftim

kas 23 mars 2023

Sondazh

Poll