Politike

Kim takon Begajn: Nder të flasim së bashku këtë ditë pranvere (FOTO)

Begaj dhe Kim takohen një ditë pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua emërimi i Vlora Hysenit

18 Mars 2023, 11:00 Nga DOSJA
Kim takon Begajn: Nder të flasim së bashku këtë ditë
Ambasadorja dhe presidenti

TIRANE- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar Presidentin Bajram Begaj. Begaj dhe Kim takohen një ditë pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua emërimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH. Nuk dihet nëse kjo ka qenë një nga temat e diskutimit në takimin Kim-Begaj, por ambasadorja e cilëson takimin si një kohë bisede në ditë pranvere. 

“Gjithmonë një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por veçanërisht për të ecur dhe folur së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, shkroi Kim ndërsa publikoi fotografinë nga Liqeni Artifical i Tiranës./Dosja.al

 

 

yuri kim bajram begaj vlora hyseni

Sondazh

Poll