Politike

KQZ regjistron partinë “Lëvizja Bashkë” për 14 majin, refuzon koalicionin “Aleanca”

Po ashtu, në KQZ u refuzua kërkesa e koalicionit ‘Aleanca’, për mosplotësim dokumentesh pas afatit.

23 Mars 2023, 11:36 Nga k.m.
KQZ regjistron partinë “Lëvizja Bashkë” për 14
Foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar ditën e sotme zyrtarisht si parti politike për zgjedhjet e 14 majit, “Lëvizjen Bashkë”. Lajmin e ka bërë me dije Ilirjan Celibashi e ka bërë të ditur vendimin në mbledhjen e KQZ.

"Vendosim regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023,"- tha Celibashi.

Ndërkohë, në KQZ u refuzua kërkesa e koalicionit ‘Aleanca’, për mosplotësim dokumentesh pas afatit.

Koalcioni ‘Aleanca’ përbëhej nga katër partitë opozitare, Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën si dhe partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Zgjedhjet vendore 2023 - Regjistrohet si subjekt zgjedhor partia “Lëvizja Bashkë”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike vendosi regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë politike “Lëvizja Bashkë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. Gjithashtu, vendosi mosregjistrimin si subjekt zgjedhor të koalicionit “Aleanca” (AL).  Në këtë seancë u shqyrtua edhe rezultati i verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Altin Losh Gjeloshaj, kandidat për deputet i listës shumemërore të koalicioniut “Aleanca Bashkimi Popullor-Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, qarku Shkodër. Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi përfundimin e procedurës administrative pa vendim përfundimtar për subjektin vetëdeklarues z. Altin Losh Gjeloshaj.

kqz 23 mars 2023

Sondazh

Poll