Politike

'Grupet kriminale ndikuan në media'/ Boçi i përgjigjet Ballës: Raporti i DASH ka ndezur alarmin e kuq për gjyqësorin

Deputeti tha se gjetjet e atij raporti janë shumë alarmante.

23 Mars 2023, 11:01 Nga A.B
'Grupet kriminale ndikuan në media'/ Boçi i
Luçiano Boçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi ditën e sotme se raporti i DASH për Shqipërinë ka ndezur alarmin e kuq për gjyqësorin. Gjatë seancës së sotme plenare, deputeti tha se gjetjet e atij raporti janë shumë alarmante.

'Për spekulimin tusj për kërkesën tonë për mocion me debat, është depozituar dhe mos spekuloni. Gjetjet e raportit ti lexoj këtu, ndaj duhet të ishim në alarm, “presioni politik frikësimi korrupsioni e burimet e kufizuara e pengojnë gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur, është ndezur alarmi i kuq për gjyqësorin.

Do tjetër? Qeveria bizneset e grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyrë të papërshtatshme. Janë të pakta mediat e pavarura pasi shumica në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interes të mëdha, përfshirë dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”- tha Boçi.

luçiano boçi seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll