Politike

Raporti i DASH/ Bylykbashi: Kërkojmë ndryshmin e rendit të ditës, korrupsioni dhe dhunimi i mediave e kanë nxirë Shqipërinë

Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh se korrupsioni, zgjedhjet jo demokratike si dhe dhunimi i lirisë së medias kanë nxirë raportin e DASH për Shqipërinë. 

23 Mars 2023, 10:53 Nga I.A
Raporti i DASH/ Bylykbashi: Kërkojmë ndryshmin e rendit të
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka argumentuar kërkesën për ndryshim të rendit të ditës në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi u shpreh se korrupsioni, zgjedhjet jo demokratike si dhe dhunimi i lirisë së medias kanë nxirë raportin e DASH për Shqipërinë. 

"Korrupsioni, dhunimi i lirisë së medias, dhunimi i zgjedhjeve. Ne kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. kemi kërkuar të bëjmë mocion me debat për raportin e DASH. Sot nuk ka asgjë tjetër veçse rikonfirmimi i asaj që kemi thënë 1 vit rresht. Ky parlamenti këtu është vetëm vulosës, folët për një rend dite të zakonshëm. për çfarë, për të vulosur grabitjet e mëtejshme, siç bëtë me portin e Durrësit. Ju nuk e doni këtë lloj debati, edhe pse del në raport. Ne kërkojmë ndryshimin e rendtit të ditës," tha Bylykbashi.

oerd bylykbashi seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll