Politike

Meta me pensionistët: Dyfishojmë pensionet në mandatin e parë, miliona eurot e rritjes së çmimeve shkojnë te oligarkët

Meta tha se shoqëria shqiptare ka rënë pre e padrejtësive

23 Mars 2023, 10:52 Nga f.g
Meta me pensionistët: Dyfishojmë pensionet në mandatin e
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me një grup pensionistësh në kryeqytet ku premtoi se me ardhjen në pushtet të opozitës, ata do të përfitojnë nga dyfishimi i pensioneve. Meta tha se shoqëria shqiptare ka rënë pre e padrejtësive dhe se paratë që janë përfituar nga rritja e çmimeve shkojnë te një grusht oligarkësh.

"Jemi gjeneratë e pashpërblyer por kjo edhe na motivon shumë për të rritur bashkëpunimin me ju për të bërë më të mirë. Në vitet e fundit çmimet janë rritur ndërkohë që pensionet kanë ngelur në vend. Do të mjaftonte një krahasim i thjeshtë për të parë një shpërfillje nga qeveria ndaj kësaj kategorie. Rama gjithmonë pensionistët i ka parë si njerëz që thjesht në mënyrë të verbër mund të votojnë për partinë e tij. Lëshoi gati zero përkujdesje për pensionistët ama zemërgjerësi pafund për oligarkët.

 Shohim si mblidhen qindra milionë euro nga rritja e çmimeve dhe gati ¾ e tyre shkon në interes të oligarkëve dhe klientëve të lidhur me qeverinë. Shumë prej jush detyrohen të sforcohen dhe të blejnë vetë barnat dhe shumë të tjerë nuk kanë mundësi e mbeten pa u kuruar. Për të mos folur për shërbime të tjera që janë të rëndësishme në mbështetje të shtresës suaj si transporti dhe shërbime të tjera. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë tjetër solidaritetin më të madh ët Partisë së Lirisë me të gjithë ju dhe të siguroj se mbështetja për ju do të jetë prioritet i jashtëzakonshëm nga ne. Do të luftojmë qindra milionë euro të Bashkisë së Tiranës të shkojnë në mbështetje tuaj dhe jo për inceneratorët.

 Do bëjmë gjithçka që në mandatin e parë të 2-fishohen pensionet. Do bëjmë gjithçka për të ndalur largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi ynë. Kjo është një dramë kombëtare por edhe një dramë shoqërore. Kjo bëhet duke i krijuar mundësi të rinjve që të punësohen këtu me vende pune dhe paga dinjitoze. Nuk ka më shumë mundësi financiare Kosova në krahasim me ne. Ne i kemi mundësitë shumë herë më të mëdha por këtu nuk janë prioritet të rinjtë dhe pensionistët”, deklaroi ai./Dosja.al

ilir meta pensionistet ne shqiperi

Sondazh

Poll