Politike

Kërkesa me debat për raportin e DASH, Balla: Bëjeni sipas procedurës, e përshëndes që nuk ka firmosur Berisha

Balla kërkoi nga opozita që kërkesën ta bëjnë sipas procedurave e më pas mund të vijojnë me debatin.

23 Mars 2023, 10:51 Nga A.B
Kërkesa me debat për raportin e DASH, Balla: Bëjeni sipas
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka mirëpritur kërkesën e PD-së për mocion me debat, vetëm për faktin se në dokument nuk ishte firma e kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gjatë seancës së sotme plenare, Balla kërkoi nga opozita që kërkesën ta bëjnë sipas procedurave e më pas mund të vijojnë me debatin.

Në kërkesë kanë përjashtuar nga firma krye ‘non grata-n’ tregon një reflektim në raportin me DASH. Kuvendi duhet ta vlerësojë dhe ta shqyrtojë në procedurë. Nuk kemi përpara një kërkesë për mocion me debat. Nuk ka ardhur një e tillë. Neni 98 përcakton qartë se si vjen kërkesë dhe cilat janë hapat e procedurës. Këtu ka një kërkesë për ndryshim në rendin e ditës për diçka që nuk ekziston. Nëse ju ka ‘ccuar nëna për me la gojën’ hajde bëjeni. Por në rast se doni vërtet bëjeni kërkesën sipas procedurës. Edhe ne duam të flasim për shumë gjetje të DASH. Ky Kuvendi duhet të ishte mbledhur për të diskutuar për vendimin e SHBA-ve për të shpallur ‘non grata’ një anëtar Kuvendi. Pra, për mocionin me debat nuk ka pasur një kërkesë dhe s’kemi çfarë votojmë”, tha Balla.

taulant balla seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll