23 Mars 2023, 07:58
Nga A.B
Sunak dhe Rama
BRITANI E MADHE- Kryeministri Rama ndodhet në Londër, ku do të pritet për herë të parë në një takim nga Kryeministri britanik Rishi Sunak në zyrën e tij në Downing Street 10, ku do të diskutojnë mbi çështje aktuale të politikës ndërkombëtare, si dhe forcimin e bashkëpunimit, përmes marrëveshjeve ndërqeveritare, në fusha me interes të ndërsjelltë.
Takimi mes tyre vjen pas disa polemikave mes Tiranës dhe Londrës në lidhje me deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman për emigrantët shqiptarë, të konsideruar si diskriminuese nga kreu i qeverisë shqiptare dhe komuniteti shqiptar në Angli dhe pas miratimit të ligjit kundër emigrantëve që ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe.
Rama dhe Sunak do të takohen në orën 16:00 dhe do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.
Pjesë e diskutimeve do jetë edhe bashkëpunimi dypalësh kryesisht me karakter ekonomik dhe çështjet e sigurisë e luftës ndaj krimit të organizuar. Për këtë arsye, pjesë e delegacionit do të jetë dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Gjatë vizitës 3 ditore, Rama do të pritet dhe nga kryetari parlamentit britanik, Lindsay Hoyle./Dosja.al
edi rama rama ne britani
Politike
22 Mars 2023, 22:36
F.M
Redjan Krali
KAVAJË- Fushata ka nisur, por jo zyrtarisht dhe as në mënyrën e duhur. Kryetari i Bashkisë Kavajë e ka nisur nga...
Politike
22 Mars 2023, 19:27
FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA GJATË PREZANTIMIT TË KANDIDATIT SKËNDER GJUCI NË MAT
Të dashur demokrate dh...
Politike
22 Mars 2023, 18:40
k.m.
Sali Berisha
MAT- Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj konfiskimit të dy godinave të “Prestige Resort”. Gjatë prezantimit ...
Politike
22 Mars 2023, 18:26
k.m.
Foto ilustruese
Në Shqipëri, Shërbimi social dhe paraqet sot në mjedisin e “Prestigj Resort”, për të marrë n...
Politike
22 Mars 2023, 18:15
I.A
Vangjel Dule
TIRANË- Kryetari i partisë ‘PBDNJ’, Vangjel Dule duke deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet mes Greqis...
Politike
22 Mars 2023, 16:21
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar lidhur me vendosjen e kordonit në hyrje të godinës së ...
Politike
22 Mars 2023, 15:03
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se çiftet e reja të mjekëve do të favorizohen në kushtet...
Politike
22 Mars 2023, 15:01
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi iu është bashkuar komenteve për sulmin e sot&eu...
Politike
22 Mars 2023, 14:20
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas konfiskimit të godinës së 'Prestige Resort'. ...
Politike
22 Mars 2023, 14:00
A.B
Ilir Meta
TIRANË-Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmin e paligjshëm të qeverisë Rama ndaj P...