Politike

“Rama vërsuli bandat kundër Prestige Resort”/ Sali Berisha: Është hakmarrës i verbër, ndaj kundërshtarit nuk njeh kufi

Sali Berisha tha se i gjithë aksioni ka nisur vetëm sepse pronari i mediave nuk pranon diktatin e kryeministrit Edi Rama.

22 Mars 2023, 18:40 Nga k.m.
“Rama vërsuli bandat kundër Prestige Resort”/ Sali
Sali Berisha

MAT- Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndaj konfiskimit të dy godinave të “Prestige Resort”. Gjatë prezantimit të kandidatit  të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mat, Skënder Gjuci, Berisha tha se i gjithë aksioni ka nisur vetëm sepse pronari i mediave nuk pranon diktatin e kryeministrit Edi Rama.

“Vetëm se pronari i mediave Neës24 dhe mediat e tjera nuk pranojnë të urdhojnë dhe të diktatit të tij, që i prishin hotelet me bukura të brigjeve të Adriatit. Ia bëri atë në një kohë kur në Shqipëri kishte një mik të nderuar që nuk mund t'ja bëj kurrë, por i ligu kënaqësinë e ka tek e keqja. Po kështu, sot ditë feste shkon i vërsul bandat e tij kundër pronave të pronarit, resortit Prestige. Ky është një hakmarrës i verbër, ska moral. Ky ndaj tij nuk njeh kufi,”-tha Berisha.

Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjëvse, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

sali berisha

Sondazh

Poll