Politike

Çështja e detit me Greqinë, Dule: Nuk është një tekë, flitet për çështje ekonomike

Dule për vendimin e gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar marrëveshjen që cakton ujërat territoriale mes dy vendeve, tha se një vendim i tillë nuk mund të zhbëjë marrëveshjen.

22 Mars 2023, 18:15 Nga I.A
Çështja e detit me Greqinë, Dule: Nuk është një
Vangjel Dule

TIRANË- Kryetari i partisë ‘PBDNJ’, Vangjel Dule duke deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë duken në një pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar në lidhje me çështjen e detit. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Dule për vendimin e gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar marrëveshjen që cakton ujërat territoriale mes dy vendeve, tha se një vendim i tillë nuk mund të zhbëjë marrëveshjen.

“Dy vende mike, i zgjidhin problemet e tyre në bashkëbisedim. Vetëm kur shterohet dialogu pa zgjidhje, i drejtohesh një të treti, që në këtë rast është gjykata. Por kjo është një zgjidhje nga moszgjidhja ku jemi orientuar deri më tani. Të gjithë kujtojnë se kjo është një tekë, por nuk është ashtu. Duhet të ndajmë territoret tona detare, sepse është edhe çështje ekonomike. Gjykata Kushtetuese nuk ka gjykatë kushtetuese të asnjë vendi që mund të qëndrojë mbi marrëveshjet ndërkombëtare ku shteti është palë. Argumenti i gjykatës Kushtetuese nuk mund ta zhbëjë vendimin”, tha Dule.

vangjel dule ceshtja e detit me greqine ne hage

Sondazh

Poll