Politike

Ministria e Financave reagon për ‘Prestige Resort’: Gjithë procedurat janë në përputhje me ligjin

MFE thotë se e gjitha është bërë në zbatim të ligjit.

22 Mars 2023, 16:21 Nga k.m.
Ministria e Financave reagon për ‘Prestige Resort’: Gjithë
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka reaguar lidhur me vendosjen e kordonit në hyrje të godinës së 'Prestige Resort'. Në një reagim zyrtar, MFE thotë se e gjitha është bërë në zbatim të ligjit. Po ashtu, shtoi se politizimi i ngjarjes është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë se me kërkesë të Shërbimit Social Shteteror, me qëllim sigurimin e hapësirave shtesë dhe të reja për institucionet rezidenciale për ofrimin e sherbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar apo kategorive të tjera vulnerabel, me qëllim përmbushjen e standardeve sa më të mira për marrësit e shërbimeve të ofruara nga institucionet e përkujdesit shoqëror, i ka propozuar Këshillit të Ministrave kalimin e objekteve në pronësi publike, konfiskuar në baze të ligjit dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Të gjitha procedurat e kryera nga institucionet publike në harkun kohor 2022-2023 janë në përputhje të plotë me ligjin dhe kushtetutën. Ndryshe nga sa pretendojnë palë të caktuara nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, i asnjë lloj forme, që të ketë pezulluar vendimmarrjen shtetërore.

Ditën e sotme, nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga ditët dhe javët e kaluara, kur përfaqësues të institucioneve shtetërore kanë kryer procedurat e nevojshme për zbatimin e vendimmarrjes. Politizimi dhe mediatizimi i kësaj çështje e cila në thelb është një procedurë administrative nuk i shërben as zbatimit të ligjit, as mbështetjes që shteti shqiptar i jep shtresave në nevojë,”- thuhet në reagimin për mediat.

Ditën e sotme, punëtorët të IKMT-së dhe Policia e Shtetit zbarkuan në Prestige Resort, duke kërkuar konfiskimin e ‘Prestige Resort’. Ata u hasën në kundërshtimin e punonjësve dhe përfaqësuesve të kompanisë. Mirëpo, më pas policia i vuri shirtin godinës e krijoi 'gardh' në hyrje të saj. Sipas punonjëvse, godina do t’i kalojë shërbimit social. Presidenti i kompanisë, Irfan Hysenbelliu paralajmëroi se do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

mfe konfiskimi i prestige resort

Sondazh

Poll