Politike

Emigratët shqiptarë "hall" për Anglinë/ Rama nis sot vizitën në Britaninë e Madhe

Kreu i qeverisë do të niset sot drejt Londrës ku pritet të takohet me homologun e tij britanik, Rishi Sunak. Takimi, është i pari që nga zgjedhja e Sunak në postin e kryeministrit, e vjen pasi disa muaj më parë, të dy nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

22 Mars 2023, 13:00 Nga k.m.
Emigratët shqiptarë "hall" për Anglinë/ Rama nis
Rishi Sunak dhe Edi Rama

LONDON- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë disa ditore në Britaninë e Madhe, ku "kryefjalë" do të jetë diskutimi për të ndalur emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve në vendin ishullor. Kreu i qeverisë do të niset sot drejt Londrës ku pritet të takohet me homologun e tij britanik, Rishi Sunak. Takimi, është i pari që nga zgjedhja e Sunak në postin e kryeministrit, e vjen pasi disa muaj më parë, të dy nënshkruan një deklaratë të përbashkët.

Ata u zotuan që të dyja vendet të rrisin bashkëpunimin me synim dhënien fund të dyndjes së emigrantëve ilegalë shqiptarë drejt brigjeve të Britanisë së Madhe. Po ashtu, u vendos që Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar të ngrenë një Task Forcë të Përbashkët me qëllim forcimin më tej të bashkëpunimit operacional për zbatimin e ligjit. 

Në vitin 2022, më shumë se 45,000 njerëz mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me anije të vogla krahasuar me 28,000 një vit më parë. Mes tyre janë raportuar se kanë qenë 10 mijë shqiptarë. Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit dhe sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar mjaft e ashpër me ta. Referuar numrit të burrave shqiptarë që kanë ‘zbarkuar’ në brigjet britanike, rreth 10 mijë, Sekretarja e Brendshme britanike është shprehur se vendi po pushtohet prej tyre. Këto fjalë nxitën një retorike të ashpër dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama nuk mungoi. Madje retorikat e Braverman u shoqëruan edhe me protesta nga komuniteti shqiptar në Angli.

rishi sunak edi rama shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll