Politike

Berisha për Alibeajn: Rama e mban peng me krimet e vëllait

Berisha tha se Alibeaj është marrë peng për shkak të krimeve që rëndojnë mbi të vëllanë.

21 Mars 2023, 19:18 Nga F.M
Berisha për Alibeajn: Rama e mban peng me krimet e vëllait
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama e mban 'peng' deputetin Enkelejd Alibeaj me dosjen që ka vëllai i tij, Taulant Alibeaj. Në fjalën që mbajti në Selenicë, gjatë prezantimit të kandidatit të PD-së, Berisha tha se Alibeaj është marrë peng për shkak të krimeve që rëndojnë mbi të vëllanë.

"Afera McGonigal tregoi qartë se çfarë tmerri ka Edi Rama ndaj opozitës. Çfarë dallimi ka Rama nga babai i tij që firmoste varjen e Havzi Nelës? Edi Rama, ndaj kundërshtarëve ka po armiqësi sa ai. Ndaj kontrakton vrasës me pagesë. Kryezbuluesin e SHBA-së. Merr peng Lulzim Bravën, me dosjen e larjes së parave. Merr peng Enkelejd Alibashën me krimet e vëllait dhe të vetes së tij. Ne jemi këtu, për të qëndruar deri në fund. Krimi nuk do na mposhtë,"- tha Berisha. 

Kush është vëllai i Alibeajt?

Në vitin 2016 u raportua se vëllai i Enkelejd Alibeajt, Taulant Alibeaj është arrestuar në Gjermani për grabitje me armë. Pas arrestimit, siç u raportua në atë kohë, ai u është prezantuar autoriteteve vendase si një efektiv policie në Shqipëri, duke dorëzuar një dokument që ka rezultuar i falsifikuar me emrin Xhavit Mornica. Policia gjermane ka kërkuar informacion nga homologët shqiptarë, të cilëve u ka nisur fotografinë dhe shenjat e gishtave. Pasi u verifikuan këto të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë rezultoi se ai person në fakt ishte Taulant Alibeaj dhe se ka qënë pjesë e uniformave blu deri në Qershor të vitit 2013 kur edhe është larguar me dëshirë. Ai ka qënë pjesë e Repartit Special “RES”. Vetë Taulant Alibeaj ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se nuk ka asnjë problem me drejtësinë gjermane. Të njëjtit version i ka qëndruar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj. 

sali berisha enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll