Ekonomi

Credit Suisse: Sa do t'i kushtojë çdo zvicerani ndihma ndaj bankës?

Shuma prej 109 miliardë frangash, sipas agjencisë Bloomberg, është një barrë e rëndë për vendin me 8.7 milionë banorë.

21 Mars 2023, 13:29 Nga k.m.
Credit Suisse: Sa do t'i kushtojë çdo zvicerani ndihma ndaj
Foto ilustruese

ZVICËR- Përpjekja e Zvicrës për të "shpëtuar" reputacionin e saj si një qendër financiare ndërkombëtare ka të ngjarë t'i kushtojë çdo zvicerani 13,500 dollarë (12,500 franga).

Dhe kjo, sepse qeveria zvicerane është angazhuar të sigurojë likuiditet deri në 109 miliardë franga për UBS, e cila u “detyrua” të bënte një blerje urgjente të Credit Suisse, për të frenuar krizën e vazhdueshme bankare. Shuma prej 109 miliardë frangash, sipas agjencisë Bloomberg, është një barrë e rëndë për vendin me 8.7 milionë banorë.

Në fakt, sipas detajeve të marrëveshjes, përveç ndihmës shtetërore, ka edhe një shumë shtesë, e cila mund të vihet në dispozicion nga Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB), që pritet të arrijë në 100 miliardë franga. Gjithsej,  bëhet fjalë për një shumë të kombinuar prej 209 miliardë frangash, e cila është e barabartë me ¼ e PBB-së zvicerane, po ashtu një shunmë që tejkalon shpenzimet totale të mbrojtjes të Bashkimit Evropian për vitin 2021.

credit suisse

Sondazh

Poll