Braçe propozon projektligjin për ‘Mbrojtjen e tokës’: Nga data 1 mars deri në 30 nëntor do ndalohet ndezja e zjarreve
Në fjalën e tij, në Kuvend, Braçe argumentoi se gjatë periudhës nga data 1 prill deri në 30 nëntor të secilit, vit duhet të ndalohet ndezja e zjarreve për çdo lloj arsyeje.
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka prrezantuar sot në Komisionin e Çështjeve Ligjore ka një projektligj me disa shtesa për ligjin e mbrojtjes së tokës, duke iu referuar zjarrve që ndizen në periudhën e verës. Në fjalën e tij, në Kuvend, Braçe argumentoi se gjatë periudhës nga data 1 prill deri në 30 nëntor të secilit, vit duhet të ndalohet ndezja e zjarreve për çdo lloj arsyeje.
Në projektligjin e depozituar nga socialisti Braçe, kërkohet kërkon ndalimin e djegies së kashtave, apo mbetjeve të tjera bujqësore, barërave, ferrave apo shkurreve që rrezikojnë përhapjen e zjarreve në toka bujqësore, pyje dhe kullota, gjatë periudhës 1 prill-30 nëntor të çdo viti, atëherë kur edhe nisin temperaturat e larta në vendin tonë. Edhe në këtë periudhë diegia duhet që të bëhet me orar dhe duke u "koordinuar" me shpejtësinë e erës.
“Ky projektligj kërkon që në periudhën nga data 1 prill deri në datën 30 nëntor të çdo viti, periudhën e cila është rishihet, për shkak të ndryshimeve klimatike, të ndalohet djegia e tokës e virusit të krijuara. Po shkaktohen zjarre masive për shkak se nuk pyetet askund dhe nuk merret le të pyesin dhe sistemet tona të shuarjes së zjarrit janë thuajse të mangëta në fshat. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi një periudhë të ndezjes së zjarreve. Në periudhën tjetër, nga 1 dhjetor deri 30 mars, projektligji propozon disa mënyra sesi mund të përdoret ky proces, se ku mund të merret leje, ku përfshihet edhe largësia e nevojshme që duhet të jetë për të ndezur zjarrin për djegiet e gjakut të tokës, kur jepet leja,”- u shpreh Braçe.
Në çdo rast ndalohet ndezja e zjarreve:
a) në zona që shtrihen brenda territorit të zonave të mbrojtura, zonave turistike, pikave të kalimit kufitar apo zonave kufitare të Republikës së Shqipërisë;
b) në distancë më të afërt se 100 metra nga akset rrugore kombëtare;
c) në distancë më të afërt se 2000 metra nga sipërfaqet pyjore, plantacionet me drurë të ndryshëm dhe vreshtat;
d) në distancë më të afërt se 2000 metra nga fshati më i afërt dhe së paku 2000 metra larg çdo banese individuale;
dh) në ditët kur era fryn me shpejtësi mbi 20 km/orë, edhe nëse janë marrë lejet e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni;
e) në një sipërfaqe më të madhe se 1000 m 2 brenda një dite.
Në të kundërt, shkelja e këtyre pikave do të përbëjë kundravajtje administrative, ndërsa projektligji është duke marrë nga Braçe gjeti edhe mbështetjen e opozitës.
Sondazh
Hoxha thirrje SPAK-ut: Hetoni tenderat korruptiv dhe korrupsionin galopant në Bashkinë e Vorës
Indrit Hoxha TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha denoncoi se korrupsioni ga...
Regjistrimi i PD-së/ Berisha ankohet në KAS për pranimin e Alibeajt, vjen "kundërpërgjigjia": Mos regjistroni koalicionin "Bashkë fitojmë", ka logon tonë
Foto ilustruese TIRANË- Vazhdon beteja mes dy 'poleve' të Partisë Demokratike në institucionin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. ...
Kreu i Akademisë së Shkencave, PD mbron Artan Fugën: Ndryshimet ligjore po bëhen për t’i dhënë mandat të dytë Gjinushit
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademis&e...
Raporti i DASH, Salianji: E sterroi Shqipërinë, pushtetet janë të kalbëzuara. A nuk shqetësoheni?
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokatike Ervin Salianji foli me tone të forta ditën e sotme në Komisionin e Siguris&eu...
Dendias mban për dore Zahon, i vogli "i vodhi" shfaqjen Ramës, MESAZHI i Mistotakis: Ke ardhur si artist, jo si kryeministër
Kryeministri Edi Rama në Athinë ATHINË- Kryeministri Edi Rama çeli mbrëmjen e djeshme një ekspozitë në Athinë...
Gjykata zbulon si e "torturoi" Erion Veliaj për 4 vjet, një fëmijë autik, PL: Familja e hodhi në gjyq, fitoi!
Silva Caka TIRANË- Dy prindër të një fëmijë me autizëm kanë arritur të fitojnë një betejë t&eu...
DOKUMENTI- Alibeaj ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në ...
Tensione te Siguria/ Naço ngatërron emrin e drejtorit të Policisë: Si mund të vijë Gledis Nano këtu? Salianji: Je i tronditur, të ka ikur zëri
Komisioni TIRANË- Komisioni i Sigurisë është shoqëruar ditën e sotme me tensione. Opozita kërkoi që të ishin t...
Dita e dytë/ Rama në Greqi, i dhuron kryeparlamentarit grek shishe vere dhe libër
Edi Rama GREQI- Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Greqi, e sot në ditën e dytë është takuar me Kryetarin e pa...
Escobar: Qeveria shqiptare të luftojë korrupsionin, zgjedhjet e 14 majit të jenë të lira e të ndershme
Gabriel Escobar TIRANË- I dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka deklaruar se qeveria shqiptare duhet ...

