21 Mars 2023, 12:40
Nga A.B
Indrit Hoxha
TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha denoncoi se korrupsioni galopant po falimenton Bashkinë. Në një dalje për mediat, Hoxha iu drejtua SPAK me një thirrje që të hetojë tenderat korruptiv të Bashkisë Vorë.
'Për kater vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qyetarëve të Vorës'-tha ndër të tjera Hoxha.
Deklarata e plotë e kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha:
Të nderuar shqiptarë! Të nderuar qytetarë të Bashkisë Vorë! Në cilësinë time si kandidat i Partisë Demokratike dhe i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, i drejtohem sot zyrtarisht Bashkisë Vorë, Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve te tjera, me kërkesën për informacion, për disa tendera të zhvilluara në Bashkinë Vore gjatë katër viteve të fundit. Shpresoj që këto institucione të bëjnë detyrën dhe të reagojnë me transparencë dhe përgjegjshmëri për tenderat përkatës. Në të kundërt, mos-përgjigjia dhe mungesa e transparencës, do të konsiderohen si përpjekje dhe pjesëmarrje në mbulimin dhe fshehjen e korrupsionit që është bërë me këto tendera.
Bëhet fjalë, jo për lek xhepi, por për 11 procedura prokurimi me vlerën e 14 milion eurove.
Si kandidat për bashkinë e Vorës dhe si qytetar i Republikës, i bëj thirrje SPAK dhe organeve të drejtësisë shqiptare t’i hetojnë këto tendera korruptivë, të cilët qartësisht janë bere jo për punë, por për të vjedhur, sepse këta shpikin punë, jo për t’i bërë, por për të grabitur fondet. Për të futur duart në xhepat e qytetarëve të Vorës, në arkën e shtetit e ku t’u dalë. Organet e drejtësisë e kanë për detyrë të mbrojnë çdo qindarkë të taksave të qytetarëve nga abuzimi, vjedhja dhe korrupsioni, shtetëror apo privat. Vora në katër vitet e fundit është simbol i krimit dhe keqqeverisjes lokale të Edi Ramës. Për kater vite ka ndryshuar pesë kryebashkiakë, e megjithatë asnjë hetim nuk është kryer, asnjë kryebashkiak nuk ka shkuar përpara drejtësisë për abuzimin dhe vjedhjen e hapur që iu kanë bërë qyetarëve të Vorës.
Vora ka potenciale të mëdha zhvillimi. Është porta hyrëse e Tiranës, 10 km larg saj, por duket sot si një cep i humbur i Shqipërisë, vetëm e vetëm se taksat janë vjedhur, vetëm e vetëm se paratë e qytetarëve kanë përfunduar në xhepat e pushtetarëve. Kësaj situate, organet e drejtësisë duhet t’i japin fund. Ua kanë borxh qytetarëve të ndershëm të Vorës. Korrupsioni galopant në Vorë e ka falimentuar Bashkinë, dhe asnjë insitucion nuk ka ndërhyrë për të dënuar personat përgjegjes, për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin e një qeverisjeje të mirë.
Prandaj i bëj thirrje SPAK të zbarkojnë në zyrat e Bashkisë Vorë dhe të marrin në kontroll një gropë të zezë ku humbin paratë e taksapaguesve, prindërve, punëtorëve dhe njerëzve të punës të kësaj zone. Me 14 Maj, u premtoj të gjithë qytetarëve të Vorës, pa dallim partie e bindje politike, se vjedhjes dhe korrupsionit do t’i vijë fundi dhë një periudhe e re do të fillojë për ta dhe për qeverisjen lokale, në të mirë të njerëzve dhe zhvillimit të zonës. Të gjithë personat që kanë abuzuar me parate e tyre, e kanë vendin para drejtësisë dhe aty do të përfundojNë! Së bashku fitojmë!
indrit hoxha
Politike
21 Mars 2023, 12:15
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Vazhdon beteja mes dy 'poleve' të Partisë Demokratike në institucionin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. ...
Politike
21 Mars 2023, 11:56
k.m.
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka mbështetur kandidaturën e Artan Fugës për kreun e Akademis&e...
Politike
21 Mars 2023, 11:54
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokatike Ervin Salianji foli me tone të forta ditën e sotme në Komisionin e Siguris&eu...
Politike
21 Mars 2023, 11:42
k.m.
Kryeministri Edi Rama në Athinë
ATHINË- Kryeministri Edi Rama çeli mbrëmjen e djeshme një ekspozitë në Athinë...
Politike
21 Mars 2023, 11:15
k.m.
Silva Caka
TIRANË- Dy prindër të një fëmijë me autizëm kanë arritur të fitojnë një betejë t&eu...
Politike
21 Mars 2023, 11:00
A.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka ankimuar në KAS regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në ...
Politike
21 Mars 2023, 10:49
A.B
Komisioni
TIRANË- Komisioni i Sigurisë është shoqëruar ditën e sotme me tensione. Opozita kërkoi që të ishin t...
Politike
21 Mars 2023, 10:21
A.B
Edi Rama
GREQI- Kryeministri Edi Rama vijon vizitën e tij në Greqi, e sot në ditën e dytë është takuar me Kryetarin e pa...
Politike
21 Mars 2023, 09:45
I.A
Gabriel Escobar
TIRANË- I dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka deklaruar se qeveria shqiptare duhet ...
Politike
21 Mars 2023, 08:02
A.B
Mimi Kodheli
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Jashtëm komentoi tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga 2 nismat e kundërshtuara pr...