Politike

Regjistrimi i PD-së/ Berisha ankohet në KAS për pranimin e Alibeajt, vjen "kundërpërgjigjia": Mos regjistroni koalicionin "Bashkë fitojmë", ka logon tonë

Nga ana tjetër, edhe PD e drejtuar nga Alibeaj ka depozituar një tjetër ankesë. Shorti vendosi sot që do të jetë Elvis Çefa relator i çështjes ankimore Alibeaj që kërkon mos regjistrimin e koalicionit të Berishës me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, "Bashkë fitojmë!".

21 Mars 2023, 12:15 Nga k.m.
Regjistrimi i PD-së/ Berisha ankohet në KAS për pranimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Vazhdon beteja mes dy 'poleve' të Partisë Demokratike në institucionin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve. Sot, Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për padinë e depozituar nga Partia Demokratike me kryetar Sali Berishën, duke kundërshtuar vendimin e KQZ-së për mosregjistrimin e PD-së së përfaqësuar nga ish-kryeministri dhe vendimin e KAS përtë regjistruar subjektin me kryetar të komanduar, Enkelejd Alibeaj. Sipas shortit, relatore është caktuar Blerona Hasa.

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Sali Berisha ka kërkuar nga gjykata:

1-Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të ç’regjistrojë subjektin Partia Demokratike e regjistruar me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.

2-Regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023 dhe:

3-Rregullimin e pasojave duke detyruar Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve të përfshijë subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si pjesë e Koalicionit Bashkë Fitojmë, koalicion i regjistruar nga KSHZ me vendimn e tij të datës 18.03.2023.

Relatore për çështjen është Blerona Hasa, ndërsa gjyqtarët në Kolegj Zgjedhor janë: Alma Kolgjokaj; Esmeralda Xhili; Manjola Xhaxho; Emona Muçi dhe Blerona Hasa. 

Nga ana tjetër, edhe PD e drejtuar nga Alibeaj ka depozituar një tjetër ankesë. Shorti vendosi sot që do të jetë Elvis Çefa relator i çështjes ankimore Alibeaj që kërkon mos regjistrimin e koalicionit të Berishës me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, "Bashkë fitojmë!". Sipas tij, kolaicioni përmban logon dhe vulën e PD-së që sipas tij, KAS vendosi që t'ja "dorëzojë" Alibeaj. 

"Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 36, me objekt “Kundërshtimi i vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 179, datë 18.03.2023 dhe ndryshimin e këtij vendimi, duke vendosur: Pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar z. Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari z. Sali Berisha””.

Në përfundim të shqyrtimit praprak, KAS vendosi kalimin për shqyrtimin në seancë publike, datë 23.03.2023, në orën 13:00.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u depozitua kërkesa ankimore nr. 37, me objekt “Shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, nr. 178, datë 18.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, (BF), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023” të depozituar nga “Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga z. Indrit Sefa. U hodh shorti për përcaktimin e relatorit të kërkesës ankimore nr. 37 dhe rezultatet e shortit përcaktuan relator, z. Elvis Çefa,"-thuhet në njoftimin e KQZ.

Por çfarë po ndodh me PD në KQZ?

Më 3 Mars, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit të datës 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë, por me një trupë gjykuese tjetër. Sipas vendimit, vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës. Pas vendimit, avokati i PD, Indrit Sefa tha se do nisin procedurat për largimin e emrit të Bashës, e më pas regjistrimit në KQZ, duke theksuar se kryetari i komanduar ishte Enkelejd Alibeaj. Por për KQZ nuk ishte kështu, ndaj dhe vendosi që të mos regjistronte asnjë parti. Më pas, në një mbledhje tjetër KAS detyroi KQZ të regjistrojë PD me kryetar të komanduar Alibeajn. Pas këtij vendimi, kryekomisioneri Celibashi respektoi vendimin e KAS për regjistrimin e PD të Alibeajt.

Po gjatë të njëjtës mbledhje, Celibashi regjistroi koalicionin 'Bashkë Fitojmë' në zgjedhjet e 14 majit, duke bërë pjesë partitë: Partia e Lirisë, Partia Uniteti për të Drejtat e Njeriut si dhe Partia Demokristiane, duke lënë jashtë PD duke u shprehur se sigla e PD-së së Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit.

pd kqz

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll