Politike

Tensione te Siguria/ Naço ngatërron emrin e drejtorit të Policisë: Si mund të vijë Gledis Nano këtu? Salianji: Je i tronditur, të ka ikur zëri

Kryetari i komisionit Nasip Naço në një moment ngatërroi emrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, duke iu referuar Gledis Nanos.

21 Mars 2023, 10:49 Nga A.B
Tensione te Siguria/ Naço ngatërron emrin e drejtorit të
Komisioni

TIRANË- Komisioni i Sigurisë është shoqëruar ditën e sotme me tensione. Opozita kërkoi që të ishin të pranishëm ministrat dhe drejtori i Policisë së Shtetit për të dhënë sqarime. Kryetari i komisionit Nasip Naço në një moment ngatërroi emrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, duke iu referuar Gledis Nanos.

Pas kësaj, nuk nuk mungoi edhe një përgjigje ironike nga ana e deputetit demokrat Salianji, i cili i tha se është tronditur shumë. 

Replikat:

Paulin Stërkaj: I bën mirë të vijnë, ministri të përgjigjet si në çdo interpelancë tjetër. Nuk ka asnjë problem që të jetë këtu, ta gjejnë kohën. Drejtori i policisë, ministrat..

Kryetari: Keni të drejtë, cilin ministër të vijë, Xhaçka? Kë keni kërkuar? Si mund të vijë Gledis Nano në komision?

Salianji: Je kaq i tronditur sa të ka ikur dhe zëri. Edhe tonaliteti të ndryshon, shihet kur ka ministra përballë edhe zëri të ndryshon, ne themi pse nuk vjen ministri ky e ka mendjen te atë që hoqën. 

Nuk ka ardhur ministri dhe drejtori i policisë, për të gjitha kamerat. Muhabet rrushi bëni ju? E ka detyrim llogaridhënien? Keni ju ndinjë shqetësim për këtë që nuk u pyet asnjë nga drejtuesit e ekzekutivit. Ça do të ndodh nuk ju trondit më. DASH nuk të trondit? Ju duk e lehtë? Cënon sigurinë kombëtare. Më të rënda se kjo nuk ka. Kerkojmë drejtuesin e SHISH nuk vjen, kërkon ministrin e brendshëm nuk vjen.

komisioni i sigurise nasip naco ervin salianji

Sondazh

Poll