Politike

Tërheqja e Ramës nga 2 nismat e kundërshtuara prej BE-së, Kodheli: Qëllimi i tij ishte shumë i mirë

Kodheli tha se mbase vendi ynë nuk është ende në fazën për të zbatuar ligjin e pasaportave të arta, por shtoi se qëllimet e kryeministrit ishin të mira. 

21 Mars 2023, 08:02 Nga A.B
Tërheqja e Ramës nga 2 nismat e kundërshtuara prej BE-së,
Mimi Kodheli

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Jashtëm komentoi tërheqjen e kryeministrit Edi Rama nga 2 nismat e kundërshtuara prej BE-së, pasaportat e arta dhe amnistia fiskale. Teksa ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Kodheli u shpreh se mbase vendi ynë nuk është ende në fazën për të zbatuar ligjin e pasaportave të arta, por shtoi se qëllimet e kryeministrit ishin të mira. 

“Rama ka guxuar gjithmonë dhe ka qenë në avangardë të disa vendimmarrje që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Dikur kam punuar shumë ngushtë me zotërinë dhe shpeshherë profesioni im nuk më lejonte që 2 + 2 të mos dilnin 4, ndërkohë që atij i dilnin dhe 5. Suksesi që ai pati dhe ka në politikë më bën të besoj se ai kishte të drejtë, sepse shihte diçka më tepër. Idetë janë krejt të pranueshme, por mbase Shqipëria nuk është ende në fazën për të zbatuar ligjin e pasaportave të arta. Është ngrirë pak në kohë mbase për t’u zbatuar në një moment të dytë, por qëllimi ishte shumë i mirë. Qëllimi është në interes të ekonomisë dhe të qytetarëve”, tha Kodheli.

mimi kodheli

Sondazh

Poll