Politike

“Ambasadorët me mandat të mbaruar ose në pension”, Kodheli s’kursen Xhaçkën: Po shkelet ligji

Kodheli ‘drejtoi gishtin’ e përgjegjësisë tek shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka.

20 Mars 2023, 23:39 Nga F.M
“Ambasadorët me mandat të mbaruar ose në pension”,
Mimi Kodheli

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Mimi Kodheli i kërkoi Ministrisë së Jashtme të mos vonojë emërimin e ambasadorëve të rinj. Në një intervistë për “Pa Censurë”, Kodheli tha se një gjë e tillë është shkelje e ligjit. E pyetur nëse e kishte shprehur këtë shqetësim, Kodheli ‘drejtoi gishtin’ e përgjegjësisë tek shefja e diplomacisë shqiptare, Olta Xhaçka.

“Për këtë duhet të pyesni Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme. Ju me të drejtë thoni që ambasadorët duhet të ishin ndërruar kohë më parë. Shumëkujt i ka ardhur dita për pension, shumëkujt  i ka ardhur dita për të lëvizur. Në fakt, është një ligj që duhet zbatuar. Të gjitha vendet e zbatojnë. Në kushte normale, për shumë arsye, një ambasador i një vendi normal duhet të lëvizë nga një vend dhe të shërbejë diku tjetër. Është një ngërç që duhet të zgjidhet. Si komision i Politikës së Jashtme, jemi të gatshëm që të marrim në shqyrtim kandidatët për ambasadorë, sapo  Ministria të mund të na i sjellë sa më shpejt propozimet, që ne, pastaj, t’i përcjellim opinionin tonë presidentit për të proceduar”, tha ajo.

mimi kodheli

Sondazh

Poll