Politike

“McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane të Tregtisë: Do ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve , ka informacione që nuk janë publikuar

Ai tha se që një zyrtar kaq i lartë i FBI të vijë në Shqipëri e të korruptohet për 225 mijë dollarë.

20 Mars 2023, 22:58 Nga F.M
“McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane të
Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipërisë, Mark Crawford

TIRANË- Ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipërisë, Mark Crawford ka deklaruar se një aferësi ajo meCharles McGonigal do të ndikojë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në emisionin “Open”, Crawford shtoi se dyshon që në lidhje me këtë çështje ka ende informacione të cilat ende nuk janë publikuar. Ai tha se që një zyrtar kaq i lartë i FBI të vijë në Shqipëri e të korruptohet për 225 mijë dollarë.

"Është një marrëdhënie pozitive po mendoj që shqiptarët janë më të varur nga ambasada se sa duhet të jenë. Po flisja me një shok ushtar amerikan për çështjen e drogës dhe hapjen e një zyre të DEA. Pashë që reagimi i popullit është pozitiv. Por e pyeta që nëse do shohësh drogë në Chicago do njoftosh një zyrtar të huaj që e ke parë? Për mua është çudi që shqiptarët kur kanë problem shkojnë tek Uashingtoni. Në afatin afatgjatë kjo nuk është e mirë. “McGonigal” nuk do ndikojë mes dy vendeve në planin afatgjatë, por në planin afatshkurtër po. Amerikanët duhet të pastrojnë një herë shtëpinë e tyre. Shqetësimi im është që McGonigal po punonte për interes rus me disa kompani shqiptare. Kam lexuar disa shqetësime që ka takuar disa oligarkë dhe ka marrë para nga ata. Besoj që janë duke hetuar sepse shuma e përmendur duket e vogël për një zyrtar të FBI të vijë të korruptohet, ose mbase kanë informacione që nuk janë publikuar,"- u shpreh ai. 

mark crawford

Sondazh

Poll