Politike

Lëvizja e Kim, Fevziu: Ambasadorja nuk duhet t’i kishte kërkuar Bashës të përjashtonte Berishën, rikuperimi i PD kërkon shumë kohë

Fevziu tha se tashmë, rikuperimi i PD-së kërkon shumë shumë kohë. 

20 Mars 2023, 22:56 Nga F.M
Lëvizja e Kim, Fevziu: Ambasadorja nuk duhet t’i kishte kërkuar
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka bërë gabim që i ka kërkuar ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha që të përjashtonte liderin historik Sali Berisha, nga grupi parlamentar. I ftuar në TPZ, Fevziu tha se tashmë, rikuperimi i PD-së kërkon shumë shumë kohë. 

"Ambasadorja amerikane i kërkoi Bashës që Berisha të mos ishte në grupin parlamentar, që për mendimin tim mund të mos e kishte bërë, pasi Berisha është zgjedhur deputet. Nëse do të ishte regjistruar dhe kishte marrë vulën PD e Berishës, sa konkurruese do të ishte sot në këtë gjendje që është qeverisja e Ramës?! Padurimi për t’i kërkuar PD-së të vetëngrihet si feniksi është e pamundur. PD shkon të konkurrojë në 61 Bashki që i ka të gjitha maxhoranca. PD nuk ka asnjë këshlltar, rikuperimi i këtyre gabimeve do t’i marrë kohë PD-së. Pushteti është i konsumuar, ka krijuar një stabilitet që është i frikshëm për vendin, është një rehati politike. Ka një mungesë të fortë të dhënies së llogarisë, nuk ka asnjë lloj shqetësimi nga maxhoranca. Por ki parasysh që nuk jemi në zgjedhje të përgjithshme,"- tha Fevziu. 

blendi fevziu yuri kim

Sondazh

Poll