Politike

Fevziu: Mazhoranca mjaft e konsumuar, ka krijuar stabilitet të frikshëm! Shkodrën nuk e fiton dot

Gjithasesi, ai tha se do të jetë e vështirë dhe thuajse e pamundur që Partia Socialiste të fitojë Shkodrën.

20 Mars 2023, 22:52 Nga F.M
Fevziu: Mazhoranca mjaft e konsumuar, ka krijuar stabilitet të
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu shprehet se qeveria e kryeministrit Edi Rama është e konsumuar, por që vijon e pashqetësuar për shkak të dobësisë së opozitës. I ftuar në TPZ, Fevziu komentoi zgjedhjet lokale dhe deklaroi se mazhoranca nuk gjykohet njëlloj si në zgjedhje parlamentare pasi qytetarët vlerësojnë më shumë kandidatët sesa forcën politike. Gjithasesi, ai tha se do të jetë e vështirë dhe thuajse e pamundur që Partia Socialiste të fitojë Shkodrën.

“Pushteti është i konsumuar, ka krijuar një stabilitet të frikshëm për vendin, një rehati politike. Kjo mazhorancë duhet të ishte në ditë shumë të vështira, por vazhdon. Ka një mungesë të fortë të dhënies së llogarisë. Nuk ka asnjë shqetësim, ka një konsum të madh. Por, nuk jemi në zgjedhje të përgjithshme, jemi në zgjedhje lokale në të cilat nuk gjykohet shumë pushteti qendror, por kandidatët lokalë. Zgjedhjet lokale janë ndarë prej 32 vitesh me një rregullsi midis Partisë Demokratike, që ka dominuar disa zona dhe Partisë Socialiste që ka dominuar disa të tjera. Ka patur disa zona më të ndërrueshme, si Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça. Pra janë zona që kanë ndërruar. Ka pasur ndryshime edhe Lezha, Kavaja në momente të caktuara. Por zona ku do të bëhet beteja është Tirana, Durrësi, Elbasani. Për Shkodrën, më duket e vështirë që PS-ja të fitojë zgjedhjet. Në 2021, kur PS kishte kandidat të fortë në Shkodër dhe votat e PD u ndanë, prapë PD e fitoi Shkodrën”- u shpreh Fevziu.

blendi fevziu

Sondazh

Poll