Politike

FOTOT/ Përballë me Nikollën, ku i mban mbledhjet me mbështetësit e tij Enkelejd Alibeaj, pamjet nga zyrat e reja

Alibeaj i konsideroi të përkohshme, ndërkohë që kërkoi lirimin e selisë blu nga kryedemokrati Sali Berisha.

20 Mars 2023, 20:44 Nga F.M
FOTOT/ Përballë me Nikollën, ku i mban mbledhjet me
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Zyrat ku deputeti Enkelejd Alibeaj zhvillon mbledhjen me deputetët e Partisë Demokratike janë përballë Kryesisë së Kuvendi. Sot, Alibeaj mblodhi për herë të parë deputetët dhe zhvilloi konferencën e tij të parë për mediat. Zyrat e reja, përballë asaj të kryeparlamentares Lindita Nikolla, Alibeaj i konsideroi të përkohshme, ndërkohë që kërkoi lirimin e selisë blu nga kryedemokrati Sali Berisha. Duke cituar vendimin e Gjykatës së Apelit, Alibeaj tha se ato zyra u takojnë atyre.

“Pavarësisht disa kërkesave emocionale apo edhe racionale, do të mund të kërkojmë funksionimin me të gjitha elementët e PD-së. Unë kam gjetur mbështetje nga demokratët e tjerë për këtë qëndrim. Unë nuk jam nga ata që i çoj demokratët të bien pre e ndjesive të tyre, nuk kruaj me gisht plagë që mezi po mbyllen, nëse do të mbyllen. Unë besoj tek ligji dhe kur ka një vendim gjykate e ai vendim pranohet, ato zyra dhe ajo seli është e demokratëve,”- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll