Politike

Përplasje me Bardhin? Alibeaj: S'ka asnjë paqartësi, kandidatët i vendos kryesia, askush tjetër

Nuk dha një përgjigje të prerë.

20 Mars 2023, 20:23 Nga F.M
Përplasje me Bardhin? Alibeaj: S'ka asnjë paqartësi,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mohuar të ketë paur një përpasje me kolegun e tij, Gazment Bardhi, referuar kandidaturave për 14 majin. Në një konferencë me gazetarët, Alibeaj u pyet nëse do të nxjerrë kandidatë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, duke qenë se Bardhi është shprehur negativisht, por nuk dha një përgjigje të prerë. Ai tha se për gjithçka do të vendosë kryesia. 

Pjesë nga konferenca: 

Pyetje: Keni kandidat për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin?

Enkelejd Alibeaj: Procesi është në vazhdim. Ky proces, siç është parashikuar në vendimin e Kryesisë, është një proces që bazohet në statutin e partisë. Në një nga mbledhjet e mëparshme, ne kemi kërkuar kandidimin e Primareve.

Pyetje: Ka një përplasje mes jush dhe zotit Bardhi? Ka patur një paqartësi

Enkelejd Alibeaj: Nuk është paqartësi. Unë dhe kushdo ka detyrim të respektojë vendimet e Kryesisë. Ajo që ka thënë Bardhi është në bazë të qëndrimeve tona për kandidatët e Primareve të grupit të Rithemelimit, janë të ftuar të bashkohen në logon e PD-së. Ky proces, do të vazhdojë të diskutohet këtu në mbledhjet e Kryesisë.

Pyetje: Bardhi deklaroi se në këto 3 bashki nuk do nxirrni kandidatë.

Enkelejd Alibeaj: Është gjithmonë sipas rregullave të statutit që këto do i vendosë Kryesia. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll