Politike

Ç'përfaqëson Basha në PD? Alibeaj qesh: Nuk diskutuam për të, mund dhe të mos vijë kur ka justfikime

Alibeaj tha se ai ka të drejtë të paraqitet në forume, por kur ka justifikime, mund edhe të mos shkojë. 

20 Mars 2023, 20:06 Nga F.M
Ç'përfaqëson Basha në PD? Alibeaj qesh: Nuk diskutuam
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se Lulzim Basha aktualisht është thjesht një anëtar i grupit parlamentar. Në një konferencë me mediat, Alibeaj u pyet se çfarë prezanton Basha aktualisht në PD, por shtoi se nuk kishin diskutuar për të gjatë mbledhjes. Duke qeshur, Alibeaj tha se ai ka të drejtë të paraqitet në forume, por kur ka justifikime, mund edhe të mos shkojë. 

Pjesë nga konferenca:

Çfarë përfaqëson sot Lulzim Basha, të shkuarën apo të ardhmen e PD?

Kjo ishte një çështje që nuk u diskutua në mbledhje. Ai është një anëtar i grupit të PD-së. Çdo deputet dhe çdo anëtar ka të drejtë të vijë dhe të thotë fjalën e tij në forume. Ka një të drejtë, të vijë dhe ta zbatojë, jetojmë në demokraci. Por kanë dhe të drejtë të mos jenë prezëntë kur kanë justifikime.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll