Politike

A i ka Alibeaj 61 kandidatë? Deputeti: S'janë të mitë, procesi është në vijim, vendos kryesia

Alibeaj tha se janë ende në diskutime për emra konkretë.

20 Mars 2023, 20:02 Nga F.M
A i ka Alibeaj 61 kandidatë? Deputeti: S'janë të mitë,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të ketë 61 emra. Në një konferencë me gazetarët, Alibeaj tha se janë ende në diskutime për emra konkretë. Ai shtoi se për gjithçka do të vendosë Kryesia. 

Pjesë nga konferenca:

Janë të strukturës së partisë, jo të Alibeajt. A i kanë? Ne po diskutojmë. Përshembull, aty ku ishe ti, ishte zoti Bejko që sot na raportoi se ka 4 kandidatura në Gjirokastër. Ne do të diskutojmë mbi to për të gjetur njeriun që do të jetë shëmbëlltura e PD-së me pretendimin për të qenë fitues. Procesi është në vazhdim. Është një proces që vijon, ka një vendim të kryesisë që e ka përcaktuar qartë, që ka përcaktuar pozicionin e partisë që do të marrë pjesë në zgjedhje.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll