Politike

Alibeaj: Dora është e shtrirë për kandidatët, me Berishën i kemi caktuar kufijtë para më shumë se një viti e gjysmë! Proritet marrëdhëniet me SHBA-të e BE-në

Ai shtoi se e rëndësishme është të rrëzohet kryeministri Edi Rama dhe se për këtë gjë, kandidatët duhen bashkuar.

20 Mars 2023, 19:55 Nga F.M
Alibeaj: Dora është e shtrirë për kandidatët, me
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti ka përsëritur se e ka dorën të shtrirë për çdo kandidat të dalë nga procesi i Primareve. Në një konferencë me gazetarët, Alibeaj tha se përsa i përket kryedemokratit Sali Berisha, me të ka mbyllur çdo komunikim pas shpalljes non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ai shtoi se e rëndësishme është të rrëzohet kryeministri Edi Rama dhe se për këtë gjë, kandidatët duhen bashkuar.

Pjesë nga konferenca: 

Partia Demokratike s'ka si të ketë një kandidat. Kandidatët e tjërë mund të jenë në logo të tjera, PS apo PL, janë kampe të tjera. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t'i çosh në një parti që nuk ka ngjyrën dhe logon që kam unë pas, është e papajtueshme me pozicionin e PD-së. Më pyet për Berishën? E kam bërë të qartë një vit e gjysmë përpara, është një çështje identiteti e Partisë Demokratike. PD është një parti pro perëndimore, marrëdhëniet e saj me SHBA-të, Mbretërinë e Bashkiar dhe BE janë thelbi i kësaj partie. Kemi bërë maksimumin përtej çdo durimi, për të bërë të mundur pasjen e një kandidati të demokratëve në mënyrë që të gjithë ata që janë kundër regjimit të Ramës, të kenë një alternativë. Gjithmonë e kemi mbajtur dorën shtrirë ndaj kandidatëve. Për hir të një gjëje më të shenjtë, interesi publik dhe ai i demokratëve, për t'i vendosur një kufi këtij regjimi, është e arsyeshme të ndodhë kështu, një kandidat me moral rreth të cilit të përbashkohen të gjithë ata që duan ta shohin një orë e më parë të rrëzuar Ramën. Është e qartë besoj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll