Politike

Dendias në ekspozitën e Ramës: Shqipëria, i vetmi vend veç Qipros që mbajti zi për viktimat e aksidentit tragjik

Dendias tha se Shqipëria ka qenë një nga vendet e vetme në botë që ka shpallur ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi, pas përplasjes së trenave. 

20 Mars 2023, 19:17 Nga F.M
Dendias në ekspozitën e Ramës:  Shqipëria, i vetmi vend
Nikos Dendias

GREQI- Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias e ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama në Athinë. I pranishëm në ekspozitën e kryeministrit Rama, Dendias tha se Shqipëria ka qenë një nga vendet e vetme në botë që ka shpallur ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi, pas përplasjes së trenave. 

"Shqipëria ishte vendi i vetëm në botë veç Qipros, cili mbajti zi për viktimat e atij aksidenti aq tragjik. Ju jemi mirënjohës që u gjendët pranë nesh në ato momente aq të vështira për kombin tonë,"- tha Dnedias. 

nikos dendias edi rama

Sondazh

Poll