Politike

Rama çel ekspozitën: Jam artisti më i mirë mes kryeministrave, ma kalon vetëm Linda, ka krijuar Zahon, kryevepër

E falenderoi për mbështetjen.

20 Mars 2023, 18:59 Nga F.M
Rama çel ekspozitën: Jam artisti më i mirë mes
Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë të pranishmit në ekspozitën që mbajti në Athinë. Teksa fliste, Rama e konsideroi veten si artistin më të mirë mes kryeministrave. Rama shtoi se atij në art ia kalon vetëm bashkëshortja, Linda Rama. Sipas tij, Linda Rama ka krijuar një kryevepër që është djali i tyre, Zaho Rama.

"Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbreslënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim. Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht  e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr. Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin.  Falëndero bashkëshorten Linda Rama që më mbështet dhe më ndihmon të jem njeri më i mirë. Garën si artist mes nesh e ka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll